Lajme

Dy të vdekur në një aksident në Komoran

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 24 October 2022

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur në rrugën Komoran – Carralevë.

-Advertisement-

Ajo theksoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor “- tha Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera