Dy të rritur dhe një i mitur arrestohen për rastin e vras*jes në tentativë në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus
19:19 | 13 August 2026
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar lidhur me një rast të vrasjes në tentativë në Ferizaj.
Rasti është raportuar më 13 gusht, rreth orës 06:05, në rrugën “Brigada 161”, fillimisht si “Lëndim trupor”.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, tre të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën A.SH., duke përdorur edhe mjete të forta.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore. Ai fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet reaguese dhe hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj, ndërsa më pas edhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur dëshmi e prova relevante.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit, D.A., 26 vjeç, dhe A.A., 29 vjeç, janë intervistuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.
Ndërkaq, për të dyshuarin e mitur, A.A., 17 vjeç, është kontaktuar prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 24 orësh.
Rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme lidhur me rastin do të njoftojë përmes një raporti vijues.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...































