Lajme

Dy medalje të arta për “Siparantum” në Kuala Lumpur, Haxhiu i përgëzon

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 04 September 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur sot anëtarët e korit “Siparantum”, pas suksesit të tyre në Kuala Lumpur, ku u vlerësuan me dy medalje të arta dhe një çmim special.

Haxhiu tha se ishte kënaqësi të mirëpriste pjesëtarët e korit, të cilët, përballë më shumë se 200 koreve nga vende të ndryshme të botës, prezantuan vepra që përcjellin muzikën, kulturën dhe historinë shqiptare.

“I përgëzova të gjithë, e në veçanti dirigjentin dhe kompozitorin Memli Kelmendi, për punën dhe përkushtimin me të cilin e kanë bërë “Siparantum”-in të njohur në skenën ndërkombëtare”, tha ajo.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy