Sport

Dy gjigandët anglez në garë për Lewandowskin

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 18 November 2021

Ylli i Bayernit mund të largohet pas këtij sezoni nga “Allianz Arena”.

Dy gjigandët e Premier Ligës angleze Manchester United dhe Chelsea janë të gatshëm që t’i futen garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich Robert Lewandowski, raporton “Fichajes”.

Raportohet se sulmuesi polak dëshiron një aventurë të re para pensionimit, dhe destinacioni i tij i preferuar thuhet të jetë Premier Liga angleze.

-Advertisement-

Lewandowski ka kontratë aktuale me Bayernin deri në muajin qershor të vitit 2023, dhe vlera e tij momentale nga “Transfermarkt” është 60 milionë euro.

Që nga transferimi i tij nga skuadra e Borussia Dortmundit te Bayern Munich, Lewandowski ka arritur të bëjë 346 paraqitje për “Bavarezët” duke regjistruar 317 gola dhe 67 asistime./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera