Sport

Dy gazetaret serbe e mahnitën Ronaldon, ai ua kërkoi numrat e telefonit përmes trajnerit të Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 03 August 2020

Trajneri i basketbollit, Bozidar Maljkovic ka treguar një storie për kohën kur ishte trajner i Real Madridit nga viti 2004 deri në vitin 2006, atëherë kur braziliani Ronaldo kishte luajtur për klubin madrilen të futbollit.

Maljkovic ka zbuluar se Ronaldo i kishte kërkuar atij numrat e telefonit të dy gazetareve serbe, Maja Mandzuka dhe Mija Zecevic, shkruan “Zeri.info”.

Aso kohe, të dyja gazetaret ishin në Madrid për të marrë deklarata nga lojtarët e Real Madridit.

-Advertisement-

“Ronaldo kishte kërkuar numrat e telefonit të Maja Mandzuka dhe Mija Zecevic. Unë i thashë: ‘A je normal’? Babai i Mija është miku im, si mund ta bëjë këtë. Ai thjesht e kërkonte numrin”, zbuloi Maljkovic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera