Sport

Dy futbollistë të talentuar kosovar, në prova te Hajduku i Splitit

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 29 January 2018

Vëllezërit Ermir dhe Erlind Shabani nga Ferizaj kanë udhëtuar për në Split të Kroacisë, pasi për dy javë rresht do të jenë në prova tek gjiganti kroat Hajduku, duke iu falënderuar agjentit të  NK Hajduk, Albin Sahatgjiu nga Gjakova.

Futbollistët e talentuar ferizajas aktualisht janë pjesë e klubit të futbollit Prishtina dhe me paraqitjet e tyre të mira në këtë klub, kanë shtyrë klubin kroat që t’u ofrojë mundësinë që të provohen.

Vëllezërit Shabani kanë qenë pjesë e grumbullime të kombëtares së Kosovës U-17. Si Ermiri, ashtu edhe Erlindi janë lojtarët kyç të klubit të Prishtinës në kategorinë e kadetëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera