Lajme

Dy automjete të raportuara si të vjedhura gjenden brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 18 November 2026

Dy automjete të raportuara si të vjedhura më 16 nëntor janë gjetur brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti i parë është raportuar në fshatin Reshtan të Suharekës, ku pronari i një autoservisi ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kishin marrë një automjet Fiat Doblo, i cili ndodhej në servis për riparim.

“Më 17.11.2026, hetuesit kanë pranuar informacione se automjeti gjendej pranë hyrje-daljes së autostradës në fshatin Duhel. Automjeti është gjetur dhe sekuestruar përkohësisht për procedura ekzaminuese, ndërsa pas përfundimit të tyre do t’i kthehet pronarit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërkaq rasti i dytë është raportuar në lagjen Dardania në Prizren, ku pronari i një automjeti ka njoftuar Policinë se ai ishte marrë nga persona të panjohur.

“I njëjti, pas shoqërimit në polici, është intervistuar dhe ka deklaruar se punon si agjent për sigurimin e automjeteve. Sipas deklaratës së tij, në bazë të një marrëveshjeje me një klient lidhur me regjistrimin e një automjeti, ai kishte ngatërruar automjetet dhe kishte marrë gabimisht automjetin e ankuesit, pasi të dy ishin të modelit të njëjtë”, njofton PK.

Pas sqarimit të rrethanave, automjeti është kthyer tek pronari në gjendje të rregullt ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe lënda është proceduar në procedurë të rregullt.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy