Sport

Dusseldorfi e njofton më humbje Dortmundin (VIDEO)

Autori: E.M 22:27 | 18 December 2018

Dusseldorfi ia ka arritur që ta mposhtë Dortmundin në ndeshjen e xhiros së 16-të në Bundesligën gjermane , shkruan Gazeta inFokus.

Pas 15 xhirove pa humbje, Dortmundi sonte e ka shijuar humbjen e parë në këtë sezon në Bundesligë, ku u mposhtë në udhëtim nga Dusseldorfi më rezultat 2-1.

Golat në fitoren e madhe të Dusseldrofit i shënuan Lukebakio dhe Zimmer i cili realizoi një super gol nga largësia, ndërsa golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Alcacer.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje Dortmundi vazhdon të mbetët lider më 39 pikë, 6 më shumë se vendi i dytë, ndërsa Dusseldorf pas kësaj fitore kalon në pozitën e 15-të më 15 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera