Fokus

“Duhet të kapen për gjuhe edhe ndërkombëtaret”, Fatmir Sejdiu flet për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 19 February 2024

Presidenti, Fatmir Sejdiu në ‘Podcast me Shkelzen Dakaj’ ndër të tjera ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se ndër vite ideja e asociacionit është stërkequr dhe se duhet të kapen për gjuhe të gjithë ndërkombëtarët të cilët me vite kanë garantuar se Asociacioni I Komunave me Shumicë Serbe nuk do të ketë rol ekzekutiv, shkruan Gazeta Infokus.

“Asociacioni nënkupton një mekanizëm i cili nuk guxon të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të jetë në koherencë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pra me aktet e brendshme dhe nënkupyon një mekanizëm i cili do të jetë ndihmëtar për shërbime të caktuara për qytetarë dhe jo përfaqësim”, ka thënë Sejdiu.

-Advertisement-

Fatmir Sejdiu flet për herë të parë për “Rrugën e Re” të LDK-së së Lumir Abdixhikut

Ndër të tjera ai ka folur edhe për amanitin që i la Rugova, për Vjosa Osmanin e Hashim Thaçin.

Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera