Duam dekorimin e qyteteve për Bajram, ashtu si për festat e fundvitit.
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 28 August 2017
Shrkuan: Sali Kabashi – Historian
Jemi mësuar që dekorime e stolisje të qyteteve të kemi vetëm gjatë fundvitit, për nderë të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por asnjëherë një gjë e tillë nuk ndodhë për Fiter Bajram apo Kurban Bajram!
Komunat e Kosovës, bëjnë shpenzime të shumta vetëm e vetëm të dekorohen qytetet për këto festa dhe të mos ndahen nga Bota demokratike.
Në Krishtlindjet e vitit 2016 dhe Vitin e Ri 2016/2017, u shpenzuan mijëra euro për dekorimin e qyteteve: Komuna e Skenderajt shpenzoj 2000 €, Komuna e Mitrovicës 4000€, Komuna e Rahovecit 7500 €, Komuna e Gjakovës 8000 €, Komuna e Ferizajt 15.000 € dhe rekordin e shpenzimeve për dekorimin e Qytetit për festat e fundvitit e mbanë Komuna e Prishtinës me plot 50.000 € të shpenzuara! Këto janë vetëm disa nga shumat e publikuara nga komunat e Republikës së Kosovës, të cilat i shpenzuan për dekorimin e qyteteve.
Në këto shuma, nuk janë të llogaritura edhe shpenzimet e rrymës së këtyre dekorimeve të cilat shumica janë drita.
Por pse nuk ka dekorime të tilla për Bajram? A nuk llogariten si të tilla festat e 97% të popullsisë së Kosovës? A është diskriminim i komunitetit mysliman?
Këtyre pyetjeve do të duhej t'u përgjigjeshin institucionet përkatëse dhe shoqëritë civile, të cilat ngrihen në protestë nëse Kryeqyteti i Kosovës nuk dekorohet me kohë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Këto shoqëri civile, thonë se duhet të jemi pjesë e botës perëndimore- demokratike, prandaj duhet dekoruar qytetet për festat e fundvitit, por harrojnë që Demokracia nuk i përjashton festat Islame.
Për dallim nga Kosova, një gjë të tillë nuk e bën edhe Shqipëria, e cila e ka dëshmuar shumë herë se është e drejt me komunitetin mysliman. Në Shqipëri Tirana dekorohet për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, por një gjë të tillë e bën edhe për Bajram, këtë e dëshmon pamja e Kryeqytetit të Shqipërisë për Fiter Bajramin që shkoj, ku ishte dekoruar dhe stolisur Qyteti me urime e stolisje tjera që dallohej atmosfera e Fiter Bajramit.
Ne, nuk duhet të jemi kundër dekorimit të qyteteve për festat e Krishtera, por duhet të kërkojmë që dekorime të tilla të kemi edhe për Fiter Bajram e Kurban Bajram. Ne nuk kërkojmë që Komunat të shpenzojnë shuma të mëdha, apo dekorime me drita e stoli të shumta, vetëm duam të dallohet që kemi edhe festa Islame, ashtu siç kemi festa të Krishtera, sepse fundja, sa do që mundohet pushteti ta kamufloj çështjen shpirtërore të popullit të tij, e gjithë Bota e di se shumica e qytetarëve të Kosovës i përket Fesë Islame.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































