Lajme

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës me dekret presidencial – Osmani: “Kosova është gjithmonë krenare me ty”

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 31 July 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë sot në mënyrë solemne shtetësinë e Republikës së Kosovës këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, duke e cilësuar këtë si një nder të veçantë për vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se kjo është një mënyrë simbolike për të shprehur mirënjohjen institucionale për kontributin e jashtëzakonshëm që artistja ka dhënë për promovimin e Kosovës në botë.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! ❤️ Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë”, shkroi Presidentja.

-Advertisement-

Ajo shtoi se lidhja e Dua Lipës me Kosovën ka qenë gjithmonë e fuqishme dhe e pandashme, dhe se suksesi i saj global është burim frymëzimi për të rinjtë kudo në botë.

“Dua ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.”

Presidentja e mbylli postimin me një mesazh krenarie:

“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”

Dua Lipa ka ardhur në Kosovë pasi pritet të përformojë në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, një festival i përmasave ndërkombëtare tashmë i organizuar çdo vit në Prishtinë nga vetë familja Lipa dhe “Republica Agency”./Gazeta Infokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy