Lajme

Driton Kuka pas takimit me krerët e UÇK-së: Të fortë e të qëndrueshëm dhe të motivuar për të dalë të pafajshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 21 October 2022

Trajnerët e xhudos, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kuka ka thënë se me krerët e UÇK-së kanë biseduar për ngjarjet historike të popullit tonë dhe për sfidat në sport tash e në të kaluarën.

“Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor”, ka shkruar Kuka.

-Advertisement-

Gjithashtu, Kuka ka shkruar se si të gjithë qytetarët e Kosovës besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera