Sport

Drita nesër luan miqësoren e fundit në Antalia të Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 01 February 2021

Kampionia aktuale e Kosovës në futboll, Drita po qëndron në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas përgatitje ekipi gjilanas po zhvillon edhe ndeshje miqësore për tu bërë gati sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Ardian Nuhiu, nesër do ta luan takimin e fundit kontrollues në Antalia.

-Advertisement-

‘Bardhekaltërit’ do të përballen me skuadrën ukrainase, FC Minaj.

Pas kësaj përballje gjilanasit pritet të kthehen në Kosovë, ku do ti vazhdojnë përgatitjet deri në ballafaqimin me Prishtinën me 10 shkurt në kuadër të Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

May be an image of ‎text that says '‎NDESHJE KONTROLLUESE F.C. DRITA GJILAN 2015 1947 VS רל× MINAJ FC FC DRITA (Kosova) FC MINAJ (Ukrain) E martë Data: 02.02.2021 Ora: 17:30(ora ora lokale ANTALYA 2021‎'‎

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera