Sport

Drita mposhtë Inter d’Escaldesin dhe kalon në finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 08 August 2020

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka fituar gjysmëfinalen e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve ndaj Inter d’Escaldesit me rezultat 2-1, dhe ka prerë biletën për në finale të kësaj gare, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në Nyon të Zvicrës golat për ‘bardhekaltërit’ i shënuan Xhevdet Shabani (22’) dhe Hamdi Namani (45+3’), ndërsa golin e vetëm për kampionin e Andorrës e ka realizuar Emili Garcia (29’).

Drita ishte skuadrër me e mirë gjatë gjithë takimit dhe me plotë meritë kaloi në fazën tjetër, duke eliminuar kështu Inter d’Escaldesin.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje gjilanasit në finale do të luajnë me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfieldi që ka triumfuar ndaj kampionit të San Marinos, Tre Fiori me rezultat 2-0.

Kjo është hera e dytë për Dritën që e fiton ndeshjen e parë të kësaj faze, ndërsa për Inter d’Escaldesin ishte hera e parë në histori të klubit që luante në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera