Sport

Drita – Feyenoord, këto janë kuotat e bastoreve

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 22 July 2021

Drita dhe Feyenoordi do ta luajnë sonte duelin e parë në kuadër të rrethit të dytë në Conference League, shkruan Gazeta inFokus.

Ky ballafaqim nisë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Favorit absolut për ta fituar këtë ndeshje sipas kompanive të bastoreve është Feyenoordi që ka kuotë 1.21, kurse triumfi i gjilanasve vlerësohet 11.00, ndërsa barazimi kuotohet 6.90.

-Advertisement-

Përballje mes ekipit kosovar dhe atij holandez përveç në Art Sport mund ta shikoni drejtpërdrejtë dhe falas edhe në Klan Kosova.

Ndryshe, sfida kthyese do të luhet pas një jave në Roterdam të Holandës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera