Sport

Drita dhe Prishtina sot i mësojnë kundërshtarët e tyre në rrugë drejt garave evropiane

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 12 June 2018

Kampioni i Kosovës, Drita, dhe nënkampioni, Prishtina, sot do t’i mësojnë kundërshtarët e tyre në rrugë drejt kualifikimit të mundshëm në dy garat kryesore evropiane për klube, në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën, përkatësisht.

Drita më 22 qershor do të udhëtojë në Gjibraltar, ku pas katër ditësh debuton në arenën ndërkombëtar duke nisur fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Shorti për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot, me kampionin e Kosovës që do ta mësojë se kë do ta ketë përballë.

-Advertisement-

Po ashtu sot, edhe Prishtina do ta marrë vesh se më kë do të përballet në fazën kualifikuese për Evropa Ligën.

Në raundin preliminar për Ligën e Kampionëve, i cili debuton për herë të parë këtë sezon, do të luftojnë vetëm katër skuadra, kampionet e vendeve të renditura më së ulëti nga UEFA.

Do të luhen dy gjysmëfinale dhe finalja. Gjysmëfinalet janë në program më 26 qershor, ndërsa finalja më 29 qershor. Të gjitha ndeshjet e raundit preliminar luhen në stadiumin Victoria në Gjibraltar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera