Ekonomi

“Dridhet” Shoqata e Bankave pas sulmit me bombë në TEB

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 08 April 2019

Shoqata e Bankave të Kosovës dënon sulmin e rëndë ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale

Shoqata e Bankave ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm me eksploziv ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale në Kosovë.

“Dënojmë fuqishëm këtë akt kriminal i cili krijon pasiguri në sektorin financiar rrezikon mirëqenien e qytetarëve dhe dëmton rëndë imazhin e Kosovës.”, thotë Shoqata.

-Advertisement-

“Sektori bankar kërkon nga institucionet e sigurisë së vendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë këto grupe kriminale që synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës. E keqja duhet të luftohet me të gjitha forcat që ka shteti për të shmangur rrënimin e rendit dhe ligjit në vend”.

Katër persona të dyshuar dje kanë hedhur eksploziv në bankomat dhe kanë grabitur të gjitha paratë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera