Sport

Drejtori sportiv me pak emër, por që po bën transfere të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 20 July 2018

Liverpooli i madh po kthehet. Skuadra e Jurgen Klopp pritet të jetë një nga skuadrat më të forta në Evropë edicionin e ardhshëm.

Transferet tejet cilësore që i ka bërë këtë vit dhe edicionin e kaluar e kanë bërë 5 herë kampionin e Evropës si skuadër favorite për tituj.

Por, prapa këtij suksesi qëndron një njeri jo më shumë emër, por shumë punëtor. Bëhet fjalë për drejtorin sportiv të skuadrës, Michael Edwards.

-Advertisement-

Pothuajse të gjitha transferet që Klopp ia kërkoi, Edwards i ka bërë realitet. Për t’i sjellur në skuadër disa yje, Edwards kishte konkurrencë me menaxherë të ekipeve më të famshme, por që arriti të mposhtë duke sjellur top emra te Liverpool.

Që nga koha kur ky u bë drejtor, te Liverpooli kanë ardhur lojtar cilësor si, Van Dijke, Keita, Salah, Fabinho, Chamberlain, Shaqiri, e Alisson Becker.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera