Sport

Drejtori sportiv i Barcelonës i shmanget pyetjes për Pogban

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 06 August 2018

Eric Abidali, drejtor sportiv i Barcelonës, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.

Disa ditë më parë është raportuar se Paul Pogba është takuar me Abidalin për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm për në Barcelonë. Që atëherë, agjenti i Pogbas është takuar me drejtuesit e klubit anglez për t’i bindur që ta shesin francezin.

“Nuk dua të flas për lojtarë të cilët nuk janë pjesë e klubit tonë. Nuk mund të komentoj këtë gjë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Abidali u emërua drejtor sportiv i Barcelonës, duke e zëvendësuar Roberto Fernándezin, në qershor të këtij viti. Thuhet se ai e mori këtë pozitë për të tërhequr më shumë lojtarë francez drejt klubit katalonas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera