Lajme

Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për sigurinë në vend

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 03 August 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, i shoqëruar nga stafi i tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në takimin e mbajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë janë diskutuar tema të ndryshme që lidhen me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Gjatë takimit është rikonfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit institucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve me qëllim të ruajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

-Advertisement-

Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për aktivitetet e përbashkëta ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilat, sipas njoftimit, kontribuojnë në ruajtjen e situatës së sigurisë në nivel vendi.

Në fund të takimit, është vlerësuar nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat ndikojnë në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy