Drejtori i Kombëtares flet rreth shqetësimeve të Kosovës për ndeshjet e marsit

Autori: Gazeta inFokus
12:22 | 18 March 2021
Drejtori teknik i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, e ka pranuar për Gazetën Express se Kosova është tejet e shqetësuar me telashet që pritet t’ia shkaktojë mungesa e mundshme e Arbër Zenelit, Valon Berishës dhe Bersant Celinës në ndeshjen hapëse kundër Suedisë në fushatën e saj të dytë kualifikuese për Kupën e Botës në fund të këtij muaji, por ka thënë se është duke punuar për t’i gjetur zëvendësuesit e tyre të mundshëm.
Stade de Reims dhe Dijon pritet të mos i lirojnë Zenelin dhe Berishën, si dhe Celinën për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Kosovës për takimin kualifikues kundër Suedisë në Prishtinë më 28 mars, pasi klubet e Ligue 1 kanë rënë në uji për t’ua ndaluar largimin nga zona e BE-së dhe zona ekonomike evropiane lojtarëve të vet.
Mungesa e tyre nuk është bërë zyrtare, por duke qenë se FIFA u ka dhënë të drejtë klubeve të mos i lirojnë lojtarët e vet për t’iu bashkuar kombëtareve të tyre përkatëse për ndeshjet e marsit, Reims dhe Dijon pritet ta njoftojnë FFK-në së shpejti.
I pyetur nga Gazeta Express nëse kanë marrë konfirmim për këtë, Sahiti tha: “Jo, ende nuk ka asgjë zyrtare. Jemi në pritje dhe e kemi parë me shqetësim këtë lajm në media.”
Sahiti zbuloi se trajneri Bernard Challandes do të mbërrijë në Kosovë të premten, tri ditë para grumbullit zyrtar të ekipit të hënën, për të diskutuar rreth planit B.
“Sigurisht ne jemi duke punuar për këtë dhe e kemi një plan në rast se ata mungojnë. Trajneri Bernard Challandes vjen në Kosovë nesër dhe do të ulemi për të biseduar”, shtoi ai.
Por Zeneli, Berisha dhe Celina mund t’i bashkohet Kosovës për ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Spanjës më 31 mars, sepse ata do të kishin të drejtë të udhëtonin drejt Sevillës nga Franca.
“Po, sigurisht që ne presim që ata të na bashkohen për Spanjën, edhe nëse mungojnë kundër Suedisë”, konfirmoi Sahiti.
Në lidhje me polemikat e mëdha rreth Mirlind Dakut të klubit të Superligës së Kosovës, Ballkani – i cili i ka shënuar 25 gola deri tani këtë sezon – Sahiti nënvizoi se, megjithëse e vlerësojnë punën dhe formën e tij këtë sezon, zbarkimi i tij në kombëtare varet nga disa faktor të tjerë.
“Daku nuk është ftuar. Ai e ka marrë një paraftesë dhe mund të ftohet në të ardhmen, por do të varet nga faktorë të tjerë, sidomos nga konkurrenca me lojtarë që luajnë në të njëjtën pozitë”, theksoi ai.
Para se të përballet me Suedinë dhe Spanjën në fushatën e saj të dytë kualifikuese në historinë e Kombëtares, Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Lituanisë të mërkurën e ardhshme në Prishtinë.

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...