Drejtori i KEK-ut dhe KESH-it bisedojnë për hartimimin e strategjisë që bashkon sektorin energjetik shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 06 March 2019
Se zhvillimi i sektorit energjetik në Kosovë e Shqipëri është shtylla më e fuqishme e zhvillimit ekonomik në dy vendet, u pajtuan drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaç e Administratiro i Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, Benet Baci.
Thaçi e Baci u takuan të mërkurën në në Tiranë, shkruan Gazeta inFokus.
Qëllimi kryesor i takimit ishte koordinimi i një platforme të përbashkët të politikave të sektorit energjitik që është në interes të dy shteteve e mbi të gjitha në interes të konsumatorëve në mënyrë që të këtë stabilitet në furnizim dhe të ruhet çmimi i konsumatorit duke dominuar prodhimin vendor dhe ulur në minimum importin nga vendet e tjera.
Administratori i KESH-it, Benet Beci pas takimit u shpreh se është kënaqësi që po avancohet më tej bashkëpuinimi i dy kompanive.
“Është kënaqësi që po avancohet më tej në bashkëpunimin mes dy kompanive. Ky takim do të vijoj më tej me takime të tjera të cilat do të kenë për qëllim shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të vendeve respektive me qëllim arritjen e një tregu të qëndrueshëm energjetik gjë që shoqërohet me rritje të qëndrueshme ekonomike”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër edhe drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaci ka thënë se janë duke u bërë disa hapa konkret për të çuar një hapë përpara bashkëpunimin në mes të KEK-ut dhe KESH-it.
“Bashkëpunimi me Korporatën Elektro-energjitike Shqiptare ka vite që është duke funksionuar mire dhe është duke avancuar më tëj me hapa të ndjeshme në interesin jo vetëm të Korporatave por dhe të sektorit energjetik në përgjithësi. Pra jemi gjithnjë pranë njëri tjetrit për t’i dalë në ndihmë në raste të emergjencave në shkëmbim të energjisë elektrike, kurdo që kemi nevojë për njëri tjetrin, dhe atë energji elektrike 1 me 1. Kemi filluar bisedimet për të avancuar këtë bashkëpunim edhe në aspektin teknik, për të parë mundësitë e financimit të përbashkët në kapacitetet e reja prodhuese. Aktualisht, kemi filluar harmonizimin e kohës së remonteve kapitale dhe revizioneve të njësive tona operuese. Kjo do krijoj mundësi me te mira që të kemi me shumë energji në dispozicion si dhe te mos jemi jashtë prodhimit në të njëjtën kohë Termocentralet e KEK-ut dhe Hidrocentralet te KESH-it”, ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi gjatë këtij takimi.
Në fund, të dy drejtorët ranë dakord për ngritjen e grupeve të punës për të hartuar më tej një strategji afatgjatë e bashkëpunimit mes KEK-ut dhe KESH-it. /Gazeta inFokus
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...