Drama në veri ka të bëjë me planin franko-gjerman, vlerëson Blerim Latifi
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 13 December 2022
E tëra kriza në pjesën veriore të vendit ka të bëjë me planin franko-gjerman, vlerëson filozofi Blerim Latifi.
Mbështetja që ky plan gëzon nga 27 vendet e BE-së dhe nga vetë Kosova, për Latifin, ka bërë që Serbia të veprojë në kundërshti të saj. Dhe atë, sipas tij, për të shmangur persionin ndërkombëtar ndaj këtij refuzimi, ka krijuar një krizë të re.
“[Aleksandar] Vuçiqi ka nxitur rebelimin e serbëve në veri dhe ka nisur propagandën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Kjo është logjika e horrave në politikë: që të shmangin një problem, e krijojnë një tjetër; për t’i ikur një krize, e shpikin një krizë tjetër”, ka shkruar Latifi.
Derisa Latifi vlerëson se Qeveria e Kosovës vetëm se po mbron Kushtetutën e Republikës së Kosovës, megjithatë thotë se janë bërë edhe gabime parapraprake. Parasegjithash, thotë ai, “shpërfillja e kërkesave amerikane”.
“Shpresojmë të ketë marrë mësimet e duhura nga këto gabime”, tha ai.
Shkrimi i plotë i Blerim Latifit:
E gjithë kjo dramë e Veriut lidhet me planin franko-gjerman.
Dje Borrelli tha se 27 vendet e BE-së janë pajtuar me planin.
Kosova ka dhënë shenja të qarta se pajtohet me të. Serbia, ndërkaq, duket se e ka refuzu.
Që të shmangë presionin ndërkombëtar për shkak të refuzimit, Vuçiqi ka nxitur rebelimin e serbëve në veri dhe ka nisur propagandën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Kjo është logjika e horrave në politikë: që të shmangin një problem, e krijojnë një tjetër; për t’i ikur një krize, e shpikin një krizë tjetër.
Në këtë kontekst Kosova thjesht po përpiqet të mbrojë atë që thuhet në ligjin e saj themelor, në Kushtetutën e Republikës.
A ka bërë kryeministri Kurti gabime në këtë drejtim?
Po, disa.Parasegjithash duke i shpërfillur këshillat amerikane, duke besuar se mund t’ia dalë i vetëm në vendosjen e rendit në veri dhe duke këmbëngulur në pikëpamjen e tij të vjetër se shkaku i problemit të veriut gjendet në Prishtinë.
Shpresojmë të ketë marrë mësimet e duhura nga këto gabime.
Ky është thelbi i krejt kësaj drame.Të tjerat janë kakofoni e transheve partiake dhe e platformave të mosdurimit personal.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...