“Drama” e “Big Brother Vip”, Luizi “i lodhur” nga reagimet e Kiarës: Po jep material për kamerat
Autori: Gazeta inFokus
18:32 | 02 March 2023
Situata mes Kiares dhe Luizit, e nisur këtë të hënë, po fillon gjithnjë e më shumë t’i ngjajë një seriali dramatik.
Kemi parë shumë diskutime mes çiftit, por ende asnjë konkluzion dhe marrëdhënia e tyre mbetet ende pezull: As nuk janë bashkë, por as nuk janë të ndarë.
Nderkohe ka qenë Luizi ai i cili nisi gjithçka me një veprim të gabuar ndaj Kiarë, e më pas reagimi i saj, që vijon ende sot të jetë i ftohtë.
Sërish çifti ka diskutuar ditën e sotme, duke mos dalë në asnjë konkluzion. Nga njëra anë është Luizi, që kërkon që kjo dramë të marrë fund, pas kërkesës së faljes, dhe nga ana tjetër është Kiara, e cila kërkon më shumë kohë për të reflektuar.
Kiara ka shprehur se nuk dëshiron ta shikojë Luizin të shtrirë (gjë për të cilën i kërkoi “llogari” sot), por dëshiron ta shohë duke bërë diçka. Reagimet e Kiarës, Luizi sot i ka quajtur “material për kamera” dhe “skena”, të cilat ai nuk dëshiron ti bëjë, duke shtuar se gjërat e tij me Kiarën duhet t’i diskutojë jashtë, pa i dhënë llogari 13 milionë njerëzve që i ndjekin.
Çifti sot pati një moment tensioni në oborr, ku Luizi u ul pranë Kiarës, ndërsa kjo e fundi ndërroi vend.
Diskutimi:
Luizi: Po iki moj se u ula të rregulloj këpucët.
Kiara: Dua të iki thotë, ik! Çdo gjë e merr me ters, nuk dua ta kem diellin përballë. Ça bën kot tani?
Luizi: Tani u kujtove që erdha unë?
Diskutimi vijoi në dhomën e gjumit si më poshtë:
Kiara: Jam shumë e ngarkuar, ta them sinqerisht, nuk di nga t’ja mbaj. Për momentin jam si në lëmsh me veten, edhe prej të gjithë situatave që kemi kaluar bashkë, që ti ke bërë, mbase kam bërë gabim që i kam kaluar lehtë.
Luizi: Je penduar?
Kiara: Nuk të shoh dot të shtrirë, nuk jam penduar. Po reflektoj mbi këtë marrëdhënie, por nuk mundem duke të parë ty shtrirë.
Luizi: Të erdha, tu afrova, të kërkova.
Kiara: Nuk mjafton vetëm me një të ardhur, teka kalamanjsh.
Luizi: Kudo që të afrohem, ikën. Të kërkova falje, po të them ta harrosh dreqi e mori, bëje për ne, e vazhdojmë jashtë, e debatojmë, por jo këtu. Po bëjmë skenë përsëri, do japim prapë llogari, do na zhysin edhe më shumë. Ti akoma thua dua kohë. Këto kamera që janë kthyer, aty do japësh llogari, te njerëzit që të shohin. Të bën të ndjehesh më mirë të përgjigjesh para 13 milionë personave?
Kiara: Nuk e mendoj çfarë do më pyesin të tjerët, po mendoj çfarë dua vetë dhe si e dua unë.
Luizi: Nuk do përgjigjesh me “nuk ju llogaris, nuk ju jap llogari.”
Kiara: Po marr kohën time çfarë ka këtu? Nuk po përfundon një marrëdhënie. Po marr kohë siç ndodh në jetën reale.
Luizi: Merr kohën tënde? Këtu nuk jemi jashtë. Se jam real nuk çohem dot të bëj loln dhe ngacmuesin. Nuk mundem të bëj skena as asgjë. Ti ke ngarkesa për ku di unë çfarë, unë kam një ngarkesë që 68 ditë. Mendoj më shumë unë se “Vëllai i Madh”
Kiara: Uroj që ta kesh menduar këtë gjë dhe edhe në vazhdim ti mendosh gjërat para se ti bësh, se mbase jam më tolerante se çfarë duhet dhe ma ke marrë për dobësi.
Luizi: Vazhdon të japësh material për kamerat.
Kiara: Mirë, unë nuk vij më. Nuk po jap material, dua të shprehem, po të hap zemrën.

T� tjera
-
Vdekjet e punëtorëve në KEK – Prokuroria KONFIRMON: Pesë persona dhe KEK-u dyshohen për rrezikimin e sigurisë në vendin e punës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kallëz...
-
ATK u vihet pas bizneseve që shesin online, shqipton 24 gjoba
Administrata Tatimore e Kosovës ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që ushtro...
-
Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbled...
-
Mungesa e masave të sigurisë, inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Pej...
-
Inspektorët e sigurisë në KEK mbesin në këmbë – pa automjete i’u duhet të kontrollojnë 800 hektarë, dokumentet zbulojnë kushtet e rënda të punëtorëve
Jo vetëm punëtorët pa këpucë dhe çizme të reja pune për dy vjet e gjysmë, por...
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...

































