Lajme

Dosja Brezovica: Kjo është vepra penale për të cilën dyshohet asamblisti i LVV-së

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 21 September 2022

Në mesin e të arrestuarave në rastin Brezovica, është edhe asamblisti i VV-së, Berat Lahu.

Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku.

Lahu që është edhe dhëndër i Liburn Aliut, po dyshohet për ushtrim ndikimi.

-Advertisement-

Atij i është bastisur edhe shtëpia dhe është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit, ka konfirmuar Maloku për Paparacin.

“Po, është arrestuar [Berat Lahu]”, ka thënë Maloku.

Lahu është anëtar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ai është asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 14 tetorit, 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera