Lajme

Dorëzohet PAN, nuk marrin pjesë në vazhdimin e seances

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 03 August 2017

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka theksuar se PAN nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive.

Sipas Zekës kjo vie në shenjë protestë për kërcënimet që iu bënë kolegëve të tyre, Teuta Rugovës dhe Labinot Tahirit, shkruan Infokusi.com

Zeka ka thënë se vajzës së ish-presidentit të Kosovës dhe deputetes, Teuta Rugova i është bërë një shantazh duke publikuar një fotografi ku në prapaskenë shihet figura e të ish-presidentit me mbishkrimin “Një dorë e ngritur sot në Kuvend, na bëri të skuqemi nga turpi.”

-Advertisement-

Deputeti që e bërë këtë kërcënim sipas Zekës është Haxhi Avdyli, shkruan Infokusi.com

Zeka ka thënë gjithashtu se edhe kolegu i tij deputet nga AKR-ja, Labinot Tahiri është kërcënuar dhe fyer sot  duke u bujtur edhe tradhtar./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera