Dorëheqja e zv. Guvernatores pas një muaji “alarmante për shtetin”, çfarë po ndodhë me BQK-në?
Autori: H.Smajli 10:06 | 15 May 2023
Gazeta Infokus pak ma parë nga burime të saj brenda këtij institucioni, ka raportuar se zëvendës guvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nora Latifi – Jashari, ka dhënë dorëheqje pas vetëm një muaj e gjysmë në këtë post.
E këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar edhe ekonomisti, Safet Gërxhaliu i cili ka thënë se është njoftuar për këtë dorëheqje dhe që sipas tij ky duhet të jetë një alarm për të gjitha instancat më të larta të shtetit me atë se çfarë po ndodhë në BQK.
“Lobimi im për një stabilitet bankar dhe për një stabilitet të Bankës Qendrore ka qenë gjithmonë i natyrës profesionale sepse unë e kuptoj rëndësinë e BQK-së, dëgjova për largimin dhe dorëheqjen e zv. Guvernatores së re dhe besoj që kjo është një alarm shqetësues që duhet ti provokojë edhe institucionet më të lartë shtetërore dukë filluar nga presidenca parlamenti dhe komisioni për financa, ministria e financave sepse të eksperimentohet në kohë të krizës dhe në kohë të inflacionit në Bankën Qendrore është rreziku më i madh që mund ti bëhet një shteti. Largimi i Nora Latifit është alarmi që duhet të reagohet sepse unë e kam kuptu në fillim që tendenca ka qemë më shumë ka qenë e natyrës personale, politike dhe grabitëse sesa të rritet përformanca”, ka thënë ai.
Gërxhaliu ka thënë dorëheqja e Latifi – Jasharit pas një muaj e gjysmë në këtë pozitë tregon për gjendjen e jashtëzakonshme në këtë institucion dhe për eksperimnetet politike që po bëhen në BQK.
“Ky eksperiment do ti kushtojë Kosovës dhe besoj largimi i zv. Guvernatores pas një muaj e gjysmë duhet të jetë një alarm që duhet të mobilizojë të gjithë dhe të vlerësohet puna profesionale e BQK-së në të kaluarën një punë e pranuar nga Banka Botërore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nga Komisioni Evropian përmes raportit të progresit dhe në këtë drejtim besoj që duhet të trajtohet me seriozitet kjo çështje. Unë besoj që infiltrimet politike tani në BQK po vërehen çdo ditë e më tepër dhe fakti që nuk ka guvernator është e para dhe vetë fakti që sot i ke dy borde që menaxhohen nga të njëjtit njerëz është e dyta dhe në këtë drejtim ajo çka dëshmohet është mungesa e një profesionalizimi. Mungesa e një guximi profesional sepse politika dhe ekonomia janë dy pore dhe në këtë drejtim besoj ky duhet të jetë alarmi që duhet të provokojë institucionet dhe për Bankën Qendrore të bëjë me tepër. Po e them me përgjegjësi profesionale sa i duhet sot Kosova, Bankës Qendrore, Banka Qendrore i duhet shumë më tepër Kosovës”, ka deklaruar Gërxhaliu.
LEXO EDHE: A provoi ta fshihte BQK-ja, dorëheqjen e zv. guvernatores, Nora Latifi – Jasharit?
Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...