Lajme

Donjeta Sahatçiu ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 13 February 2023

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos marrin veturat e tyre dhe të udhëtojnë me transport publik, shkruan Gazeta inFokus.

Sahatçiu përmes një shkrimi ka thënë se nëse blini një biletë 80 cent, atëherë mund ta përdorni sa herë të doni brenda 24- orëve, po ashtu edhe në linja të ndryshme.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se vitit 2023 do të jetë viti i transportit, pasi komuna ka filluar të trajtojë problematikat edhe me linjat private të transportit.

-Advertisement-

“Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë. Çdo ditë, shumica e 35,000 udhëtarëve ditor të Trafikut Urban përdorin autobusin dy herë brenda një dite (vajtje-ardhje). Për këto dy udhëtime, deri më 31 janar janë paguar 80 cent për dy bileta. Në rastin më të keq, nëse për të bërë një rrugë nga puna e deri në shtëpi dhe anasjelltas është dashur të ndryshohet linja, janë paguar edhe 80 cent të tjera për dy bileta shtesë. Tashmë me 80 cent të njejta këta udhëtarë mund të enden pa limit në linja e pa shpenzuar shtesë në 24 orë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera