Fun & Video

Doli nga shtëpia për të blerë qumësht, por u kthye me 1 milion dollarë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 05 January 2022

Dennis Willoughby doli nga shtëpia të blinte qumësht me çokollatë për fëmijët dhe rrugës, vendosi fare rastësisht të merrte dhe një biletë lotarie.

Padyshim, kjo ishte blerja më fatlume e jetës së tij. Burri nga North Chesterfield në Virxhinia e mbylli kështu në mënyrën më të bukur vitin 2021. Bileta e tipit “gërvisht dhe fito” i solli një çmim prej 1 milionë dollarësh.

Willoughby kishte dy zgjedhje: ta merrte çmimin të plotë, por në formë pagesash të përvitshme me 30 këste, ose të merrte menjëherë në dorë 640 mijë dollarë, sepse të tjerat iknin me taksat. Ai nuk u mendua dy herë, por zgjodhi alternativën e dytë dhe u kthye në shtëpi i pasur!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera