Lajme

Dogana konfiskon 6.1 kilogram ari, ishte pa mbulese dokumentare

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 06 October 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar 6.1 kilogram ari pa mbulesë dokumentacioni.

Sipas doganës rasti ka ndodhur në Pejë dhe janë gjetur fillimisht rreth 2.4 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.

Tutje thuhet se në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore .

-Advertisement-

“Njësit e Doganë kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njejti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjelles. Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera