Dogana i nxjerr në shitje 9 kuaj dhe 1 gomar, 1 euro kilogrami
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 03 May 2023
Kuajt dhe gomari të konfiskuara nga kontrabanda, Dogana e Kosovës ka hap thirrje urgjente për shitjen e tyre. Sipas ofertës në shitje janë nëntë kuaj dhe një gomar. Çmimi i caktuar për 1 kilogramë është 1 euro.
Sipas njoftimit të Doganës, të drejtë pjesëmarrje kanë personat fizik dhe juridik. Personat juridikë të cilët marrin pjesë duhet në ofertë të bashkëngjisin Certifikatën e regjistrimit të biznesit me informata mbi biznesin dhe Numrin Fiskal. Ndërsa, personat fizik duhet të kenë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose patentë shoferin). Të interesuarit mallin mund ta shikojnë në lokacionin: Terminali – Dheu i Bardhë. Orari i shikimit me datën 28.04.2023 nga ora 10:00 – 12:00. Malli shitet në gjendjen faktike dhe nuk pranohet reklamacioni.
Kjo është oferta e publikuar nga Dogana me specifika:
Oferta më e lartë do të jetë fituese. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur. Ofertuesi me çmimin më të lartë të ofruar do të shpallet fitues gjatë procesit të hapjes së ofertave në adresën, datën dhe kohën e cekur si më poshtë. Ofertuesit janë të obliguar të jenë të pranishëm në procesin e hapjes së ofertave. Nëse ofertuesi nuk merr pjesë në hapjen e ofertave ose edhe gjatë hapjes nuk bën sigurimin e ofertës, kjo ofertë do të refuzohet si ofertë e papërgjegjshme. Pala fituese mund ta tërheqë mallin me rastin e prezantimit të dëshmisë së kryerjes së pagesës. Ofertuesit duhet të ofertojnë për pjesën si tërësi, oferta e nënshkruar, vulosur dhe e mbyllur në zarf duhet të dorëzohet personalisht (me dorë), jo më vonë se më datë: 28.04.2023, ora 13:30 në lokalet e Doganës së Kosovës, Zyra e Prokurimit ose në ZBD Dheu i Bardhë. Në zarf të shkruhet për: Zyrën e Prokurimit pranë Doganës së Kosovës: Ofertë për blerjen e mallit. Oferta të mos hapet para datës: 28.04.2023 deri në orën 14:00.
Të tjera
-
Deputetja e Vetëvendosjes: Çfarë do të bisedonin ish-liderët po ta takonin Orhan Pamukun?
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka folur me mburrje për takimi...
-
Ia shfaqin një intervistë të Sami Lushtakut në Bota Sot, Bytyçi: Mos më pyetni për intervista të kolegëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar marrjen në pyetje të ga...
-
Ulja me sukses e sondës “Chang’e-6” është një gjë kuptimplotë
Lajmi mbi uljen e suksesshme e sondës "Chang'e-6" në pellgun e Polit të Jugut...
-
Punon që nga mosha 15 vjeçare si parukiere në Preshevë, e reja tregon se më nuk sheh të ardhme në këtë qytet
Erona Dalipi ka filluar të punojë që nga mosha 15 vjeçare në një sallon bukur...
-
Ministria e Financave: Masa e punësimit në komunat veriore ofron mundësinë e subvencionimit të 70 për qind të pagës
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transferve f...
-
Nuhi Bytyçi: Nuk dua që gjykata t’i akuzoj luftëtἀrët e lirisë duke përdorur librin tim
Gazetari Nuhi Bytyçi ka nisur dëshminë e tij në gjykimin që po zhvillohet në ...
-
Vrἀsja e rëndë në Suharekë, tre të akuzuar dënohen me 75 vjet burgim
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vjet burgim n...
-
6 vite burgim ndaj të akuzuarit për aksidentin me fatalitet në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 6 vite burgim të akuzuarin Aaron Rex...
-
E konfirmon Prokuroria: Sekiraqa i dyshuar për pla*osjen e djalit të familjes “Capat” ndalohet për 48 orë
Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plago...
-
Krasniqi për qeverinë Kurti: Jeni qeveri e turpit, e keni humbur rrugën, sot po “festojmë” 1 vjetorin e sanksioneve
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ...
-
Përparim Rama paguan 102 mijë euro për asgjësim të barnave pa afat
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nënshkruar kontratë për asgjësimin e barnave ...
-
Prishtinë: Një personit i grabiten para të gatshme
Një person në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person i maksua...