“Do të ishte shqetësuese nëse zonja Mihali të thoshte ndale rrymën, nuk është shqetësuese kur kërkon të mos ketë reduktime”
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 15 October 2024
Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i duket normal komunikimi mes koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Dugolli në një intervistë për emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, ka thënë se në gjithë bisedën nuk sheh asnjë lloj inkriminimi.
“Nga ato që kam pa nuk ka asnjë lloj inkriminimi. Edhe vet shpeshherë konsultohem me deputetë dhe të tjerë që kanë ide më të mirë, çka ka aty inkriminuese. Për mua do të ishte shqetësuese nëse zonja Mihali të thonte ndale rrymën, nuk është aspak shqetësuese kur kërkon secili, edhe ti edhe unë që të mos kemi reduktime”, ka theksuar Dugolli.
“Dorën në zemër nuk jam i sigurt a janë autentike dhe a janë të vërteta. Por, sidoqoftë edhe nga ato, po e zëmë edhe se janë të vërteta, por unë nuk jam i sigurt për një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Gjithë këto publikime të mediave, si në rastin e Mihalit, e gjithashtu në atë të Mimoza Kusari Liës, Dugolli thotë se janë pjesë e një parafushate zgjedhore.
Tani jemi futë në këtë kohën e parafushatës dhe me çdo kusht po duan ta gërryejnë këtë procesin e përkrahjes për Vetëvendosjen. Prandaj, ky do të duhej të ishte shqetësimi kryesor, pra prokuroria me qëllim apo pa vigjilencë i rrjedhin dokumente që nuk do të duhej të ishin tani për tani për publikun sepse janë në hetim”, ka shtuar tutje Dugolli. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...