Lajme

Djali i Thaçit: Jemi krenar që babai është themelues i shtetit

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 17 February 2023

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka folur djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

Ky i fundit në një intervistë dhënë Nacionales, ka thënë se është krenar që babai i tij është “themelues i shtetit” dhe për faktin se ai e ka lexuar deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

“Kanë qenë disa momente të jashtëzakonshme që të bën me u ndi shumë krenar, që baba është themelues i shtetit, e ka lexu deklaratën e Pavarësisë, dhe na bën të ndihemi shumë krenar”, ka thënë Endriti.

-Advertisement-

Ai ka treguar se me babain e tij flasin çdo ditë në telefon si dhe e vizitojnë deri në tre herë në muaj.

Ai rrëfen për bisedat kryesore që kanë tash me të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera