Djali i Sali Berishë jeton në lagjen ku një shtëpi kushton deri në 1.7 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 October 2020
Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha ka zgjedhur të jetojë në mesin e miliarderëve shqiptarë.
Një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur të jetojnë bashkë në një kompleks shumë ekskluziv vilash të cilat aktualisht janë në treg me një çmim përallor prej 570 mijë euro më e ulëta deri në 1.7 milionë euro.
Këto janë çmimet në tregun aktual të agjensive imobiliare në Tiranë, të paktën të atyre që kanë afishuar çmimin e vilave që janë nxjerrë në shitje.
Ndërkohë që pjesa më e madhe për shkak të çmimit dhe informacionit shumë të rezervuar shpallen në shitje por sërish qëndrojnë ekskluzive. Këto janë pamjet nga ajri të kompleksit Luksoz ku Shkëlzen Berisha ka zgjedhur të jetojë së fundmi.
Ndërsa kjo është një pjesë dokumenti ligjor që Shkëlzeni ka dorëzuar vetë në gjykatë dhe ku tregon adresën në të cilën jeton. Në këtë kompleks edhe banesat me qera kanë një çmim vërtetë ekskluziv.
Në shpalljet e agjensive imobiliare ne gjetëm një që ishte në treg për 15 mijë euro në muaj. Shifra këto vërtetë shumë të larta për dikë që nuk hyn në rreshtin e miliarderëve dhe milionerëve të Shqipërisë.
Në mesin e tyre është edhe djali i ish kryeministrit. Shkëlzen Berisha në një nga deklarimet e tij të pasurisë deklaronte të ardhura nga puna si sekser ndërsa së fundmi ka shpenzuar disa milionë euro nëpërmjet një rrjeti kredish për të blerë një impiant mijëra hektarësh pranë gërdecit ku prej kohësh ai ka një fabrikë të trajtimit të boronicave.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...