Lajme

Dita 15-të e luftës në Ukrainë/ Sot takohet Lavrov me homologun ukrainas! Bombardohet spitali në Mariupol

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 10 March 2022

Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Sot pritet të takohen në Turqi ministri i e Jashtëm rus Sergey Lavror dhe ai ukrainas, Dmytro Kuleba.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 12 persona.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një gjenocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës.

-Advertisement-

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë. Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera