Lajme

“A i keni marrë parashutat”, Stresi tallet me Policinë pasi u shpall në kërkim nga autoritetet kosovare

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 06 August 2024

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin shqiptar Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi.

Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se ai po kërkohet për veprat penale: “Ndihma nё kryerjen e veprës penale” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.

Policia ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, që ta lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

-Advertisement-

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi në rrjetin e tij social, në Instagram ku është tallur me Policinë e Kosovës.

“A i keni marrë parashutat”, ka shkruar Stresi në postim.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy