Mbyllja e postave në veri, Vuçiq: Albin Kurti po provokon luftë
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 06 August 2024
Aksioni i policisë së Kosovës për mbylljen e postave në veri ka lënë të pakënaqur Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një deklaratë para mediave serbe, Vuçiq tha se Kurti po përpiqet të provokojë një luftë, të organizuar dhe mbështetur nga disa fuqi perëndimore. Serbia nuk dëshiron luftë dhe dëshiron të ruajë paqen, u shpreh lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen, por ai po e bën këtë qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore, është e turpshme dhe e vrazhdë sepse në atë njoftim na ftojnë të flasim sërish për lëvizjet e njëanshme të Kurtit të paligjshme”.
Vuçiç nuk ngurroi të akuzonte vendet perëndimore, të cilat sipas tij, mbështesin politikën e Albin Kurtit.
“Për shkak të dy anëtarëve të Bashkimit Evropian që gjithmonë i zbusin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit ata përpiqen të na bëjnë budallenj. Kjo flet për ta dhe asgjë më shumë se kaq. Unë personalisht kam folur me Lajçakun, i kam dërguar një mesazh të qartë, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjmë”.
Sakaq, Vuçiç nuk ka humbur kohë duke bërë propagandën e tij pranë kancelarive perëndimore për këtë çështje. Ai foli me ambasadorin gjerman Anke Konrad për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, duke kërkuar një “reagim të qartë nga bashkësia ndërkombëtare”. “Përsërita se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në një përshkallëzim të panevojshëm dhe të rrezikshëm të tensioneve që mund të dëmtojnë paqen e fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin e tij social Instagram.
Të tjera
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...