Stresi rrëfehet për ngjarjen në Pejë, a e preu në besë TikTok-erin Medi Iseni?
Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 06 August 2024
Rap-artisti i njohur, Stresi, është në mesin e personave të përfshirë në rrahjen në Pejë.
Madje, ai u akuzua nga TikTok-eri Medi Iseni, pasi i njëjti tha që e kishte thirrur për t’u pajtuar në klubin në Pejë.
Në një intervistë për Klan Kosova, Stresi thotë se menjëherë pas performancës së Noizyt ka eskaluar situata dhe se nuk kanë mundur as të flasin.
Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thekson se për një moment kanë filluar që të përleshen me njëri-tjetrin dhe se nuk kanë pasur ndonjë mundësi që të komunikojnë.
Megjithatë, Stresi shton se bashkë me Noizyn nuk e kanë prekur asnjërin prej tyre, e as personin e keqtrajtuar.
Rrëfimi i plotë i Stresit:
“Personi në fjalë që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.
Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.
Kur kam shkuar në Pejë me performu nesër me Noizyn, ky ka ardhur, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata.
Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt, nuk ka pasur mundësi as me prek.
I kam duart e prera akoma që kam hyrë me i nda. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne kemi ikur drejt Prishtinës”.
Të tjera
-
Tahiri në ShBA kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në pr...
-
KFOR-i bën tërheqjen e disa mjeteve shpërthyese në Kamenicë
Dje rreth orës 11:22, një person nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës ka ...
-
FSK realizoi me sukses ushtrimin fushor në Babaj Bokës dhe Devë
Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R...
-
Shehu publikon pamjet nga punimet në rrugën Junik-Gjeravicë
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka publikuar pamjet nga punimet në r...
-
Rusia dëbon gjashtë diplomatë britanikë
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar gjashtë diplomatë bri...
-
Pas 1 muaji lë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Stoltenberg
Sipas njoftimeve në disa media, shefi i ri i Konferencës së Sigurisë në Mynih...
-
Konferenca Ndërkombëtare për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike po mbahet në Prishtinë
Në Prishtinë dje ka filluar konferenca e tretë ndërkombëtare organizuar n...
-
Evropa përballet me dimër të hershëm, alpet mbulohen me borë
Në disa pjesë të Evropës, veçanërisht në jug, kanë përjetuar nxehtësi të fort...
-
Hapet valixhja e dyshimtë te Komuna e Mitrovicës, policia jep detaje
Specialët e Policisë së Kosovës kanë hapur valixhen e dyshimtë në oborrin e K...
-
Tri kalime ilegale gjatë 24-orëshit të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për tri kalime ilegale të kufirit gjatë 24-orës...
-
Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë për sụlm ndaj kryetarit Bulliqi
Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohe...