Auto&Tech

Disa truqe që i ndihmojnë baterisë së iPhone të zgjasë më shumë

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 19 March 2019

Çfarë duhet të bëni që bateria e telefonit tuaj iPhone të qëndrojë më gjatë e të mos harxhohet shpejtë.

E përditshmja ‘The Sun’ ka përzgjedhur disa nga truqet që ndihmojnë baterinë e ‘iPhone’-it të zgjasë më shumë.

Gjeni aplikacione të dyshimta për t’i fshirë

-Advertisement-

‘iPhone’-i juaj ka një mjet të integruar që ju lejon të zbuloni saktësisht se cilat aplikacione po e dëmtojnë baterinë tuaj.

Shkoni te Settings> Battery, dhe pastaj prisni që faqja të ngarkohet.

Më pas, prekni tek opsionin “Last 10 Days”, që zbulon përdorimin e baterisë për aplikacione të ndryshme nga java dhe gjysma e kaluar.

Nëse keni shpenzuar shumë kohë në një aplikacion por gjendet lartë në listën e aplikacioneve të përdorura, kjo nënkupton se është duke ua “shterruar” baterinë.

Aktivizo “Low Power Mode”

“Low Power Mode” do të ndalojë disa funksione që marrin shumë përqindje nga smartfoni juaj.

“Kur “Low Power Mode” është aktiv, iPhone juaj do të zgjasë më shumë, por disa veçori mund të kërkojnë më shumë kohë për t’u përditësuar ose përfunduar”, shpjegon Apple.

Aktivizo ‘Auto-Brightness’

Sa më i ndritshëm të jetë ekrani i telefonit tuaj, aq më shpejt jeta e baterisë do të harxhohet.

Pra, aktivizoni funksionin e Auto-Brightness, i cili do të rregullojë ndriçimin e ekranit bazuar në ndriçimin e ambientit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera