Disa punëtorë lënë punën në “gjykaten e tenderëve” për shkak të pagave të vogla

Autori: Gazeta inFokus
21:58 | 02 September 2023
Stafi u pakësua, por jo edhe punët. Organit Shqyrtues të Prokurimit iu dorëhoqen së fundmi shtatë punëtorë, çka po vonon e vështirëson trajtimin e lëndëve, shkruan Gazeta Infokus.
Arsyet e largimeve janë kryesisht pagesa e ulët, sidomos me ndryshimet e fundit, ku siç bëjnë të ditur nga institucioni me status të agjencisë janë ranguar shumë ulët me koeficient të pagave.
“Sa për ilustrim, po ju njoftojmë se ekspertë të prokurimit sikurse që ka OShP-ja, ka edhe në institucionet tjera të drejtësisë si në Prokurorinë Speciale, të cilët kanë pagën 2 apo 3 herë më të lartë se një ekspert shqyrtues i OShP-së, i cili merr pagë afër 500 euro, marr parasysh detyrat dhe përgjegjësitë e një eksperti të OShP-se dhe statusit të këtij institucioni si kauzi gjykatë”, thuhet në përgjigjen e OShP-së.
E rekrutimi i zyrtarëve të rinj po thonë se merr kohë minimum tre muaj, derisa procedurat tashmë kanë filluar.
“Zyrtarët që kanë dhënë dorëheqje mbanin pozitën: Ekspert shqyrtues, Zyrtar ligjor, Zyrtar për pranim të ankesave, Zyrtar të arkivës dhe Zyrtar i IT-së”, bëhet e ditur tutje.
Ky institucion qëndroi gati dy vjet pa Zyrtar të Teknologjisë, pasi që konkursi u anulua disa herë në mungesë të aplikimeve, që prapë i lidhin me pagat e vogla. Këto zhvillime i përcjell me shqetësim shoqëria civile.
“Sipas Ligjit të prokurimit maksimumi i kohës që mund të marrë OShP në trajtimin e një lënde është 34 ditë, pas kalimit të këtij afati mund të bëhet cak i padive nga operatorët ekonomikë”, deklaroi Valmir Ilazi nga Iniciativa për Progres.
Sipas Ilazit, ligji nuk e parasheh që OShP-ja mund të zgjasë afatin e trajtimit të lëndëve në mungesë të zyrtarëve./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Varroset sot dyvjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut
Sot varroset dyvjeçarja e cili vdiq tragjikisht pasi ra në një pishinë familj...
-
Sveçla: Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është një shtetas serb, në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladic
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për kërcë...
-
Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë
Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riu...
-
Sot varroset i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në një fabrikë të tullave në Gjakovë
Sot varroset 21-vjeçari i dyshohet se vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në një...
-
Vala e të nxehtit zbutet, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Vala e të nxehtit afrikan vazhdon të mbetet prezent në Kosovë edhe për gjatë ...
-
Ku i blen Kosova naftën dhe karburantet e tjera?
Nga gjithsej 338.5 milionë litra karburante të importuara në Kosovë që nga ja...
-
Thatësira në rajon, AP shkruan se si pishina e Gërmisë s’po mund të mbushet me ujë
Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të rëndë pasi një valë të n...
-
“Fjalitë më të rënda për t’u thënë e për t’u dëgjuar” – Onkologja Vildane Goga flet për momentin kur komunikohet diagnoza e kancerit
Në një rrëfim të ndjerë për Infokus, onkologja Vildane Goga ka folur për sfid...
-
Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për...
-
Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim t...
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...