Lajme

“Disa ministra të qeverisë Kurti janë nën hetime, këto deri më tani nuk janë asgjë çka do të shihni më vonë”

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 24 October 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se disa ministra të qeverisë së Albin Kurtit janë nën hetime dhe pas dorëzimit të rasteve në gjykatë do të dalin detaje më tronditëse sesa ato të hetimeve të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe komunikimet e Mimoza Kusarit me Milan Radoçiqin.

“Mos harroni një gjë, do të nisë procesi gjyqësor në rastin Banjska. Aty ka hetime dhe gjithçka. Do të ketë trauma të tjera që mund të prekë pushtetin, opozitë. Një hetim penal për Nagip Krasniqin shih çfarë ndodhë.

“Më shumë se gjysma e kabinetit janë nën hetime. Llogarit kur të kryhet hetimi dhe të mblidhen gjithë ato prova dhe gjykata në fund do t’i administrojë. Oh çka keni me pa, kurrgjë nuk janë këto. Rezila e Zotit kanë me u ba këta”, ka thënë Kajtazi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera