Lajme

Digjet një banesë në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 04 April 2023

Të hënën në Malishevë një apartament banimi është kapluar nga flakët, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë një grua ka raportuar për zjarrin derisa zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Përvec dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

-Advertisement-

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një objekt banesor është duke u djegur një apartament banimi, njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera