Lajme

Digjen katër vetura në parkingun e Albi Mall-it (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 09 May 2022

Katër vetura janë përfshirë nga zjarri në parkingun e qendrës tregtare ‘Albi Mall’ në Veternik, shkruan Gazeta Infokus.

Në një video realizuar nga Gazeta Infokus shihet se si veturat janë duke u djegur.

Sipas informacioneve zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detaje nga ky rast por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrur ndonjë deklaratë zyrtare./Gazeta Infokus/

Të tjera