Dick Marty dëshmitar në Hagë? Flasin nga Specialja
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 13 April 2022
Ish-raportuesi i Këshillit të Europës, Dick Marty, që në vitin 2010 hartoi raportin me të cilin akuzoi krerët dhe pjesëtarët e UÇK-së, se ishin përfshirë në “trafikim me organe njerëzore”, mund të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale të Hagës. Dhomat e Specializuara, në një përgjigje për Gazetën Express, të mërkurën, kanë thënë se nëse ai është i rëndësishëm për procesin, atë mund ta thërrasin qoftë mbrojtja, qoftë prokuroria.
Në fundjavë u bë e ditur se ish-senatori zviceran kishte marrë një kërcënim serioz në dhjetorin e vitit 2020, i cili e la atë në mbrojtje speciale të policisë zvicerane.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, që thirren në shërbimin sekret zviceran, inteligjenca serbe ka planifikuar vrasjen e Martyt, për t’ia hedhur më pas fajin Kosovës.
Në Serbi vazhdimisht kanë thënë se janë ata që e kanë furnizuar Martyn për ta përgatitur “dosjen’ kundër UÇK’së ndërkohë që në Kosovë theksohet se në tërë këtë ka pasur gisht edhe Rusia.
Ditëve të fundit në Kosovë ka shpërthyer debati se si duhet të reagojë Kosova pas zbardhjes së rastit të Martyt në Zvicër, ndërkohë që Presidentja dhe Kryeministri u kritikuan se nuk po bëjnë asgjë.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Dhomat e Specializuara të Kosovës s’e kanë përjashtuar mundësinë se Marty mund të thirret dhe të japë dëshminë e tij në rastet e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.
“Secila palë (Prokuroria ose Mbrojtja) mund të thërrasë dëshmitarë të tillë që mund të jenë të rëndësishëm për çështjen e tyre. Kolegji kompetent mund të vendosë për rëndësinë e një dëshmie të tillë. Për sa i përket informacionit në lidhje me dëshmitarët para Dhomave të Specializuara, ato mund të gjenden në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Siç do ta shihni nga faqja e internetit e KSC, emri i Dick Marty aktualisht nuk është pasqyruar atje”.
Avokati Dastid Pallaska në Rubikon tha se “serbët kanë dashur ta eliminojnë Martyn për shkak se ekzistenca e tij e ka kërcënuar trillimin dhe pjesëmarrjen e tyre në trillim dhe se pikërisht për këtë pjesë ai mundet të ketë edhe statusin e dëshmitarit”.
Një thirrje tjetër që Marty të ftohet si dëshmitar në Hagë erdhi sot edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bashkë me kërkesën drejtuar institucioneve të vendit se duhet të kërkojnë sqarime lidhur me deklaratat vetë Marty-t, i cili u ankua se serbët po duan ta vrasin.
Pas emisionit “Mise au Point” në Radiotelevizionin e Zvicrës ku u dha lajmi për planifikimin e vrasjes së Marty-it nga organet shtetërore serbe reagoi edhe Beogradi.
Agjencia serbe e Inteligjencës (BIA) kishte treguar se i ka dërguar një letër Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës, duke dënuar dhe mohuar kategorikisht deklarimet e Dick Marty-it.
Të tjera
-
Osmani: M*asakra e Dubravës, shpërfaqi egërsinë e regjimit kriminal serb
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën në burgun e Dubravës,...
-
Krasniqi: Procesi i Berlinit, platformë e mirë për një zhvillim ekonomik
Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me GIZ-in, kanë organizuar tr...
-
Po kërkohej nga Interpoli per tentim vra*je dhe vjedhje, arrestohet kosovari në portin e Durrësit
Në portin e Durrësit është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombët...
-
Njëzet persona të arrestuar gjatë 24 orëve
Përmes raportit 24-oresh Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundi...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 g...
-
Tornado shkatërruese godet qytezën në SHBA, disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
Një tornado e fuqishme e ka shkatërruar një qytezë të vogël në Ajova të Shtet...
-
Abazi për Kurtin: Kryeministër i Nenadit, shtron darka e thur vargje për Ivanoviqin
Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Albi...
-
Gjendet e vdèkủr një grua në Pejë, policia nis hetime
Është gjeture e vdekur dje një grua në Pejë. Policia tashmë ka nisur hetim...
-
Vdès një person në vendin e punës
Një person ka vdekur pas lëndimeve të marra në vendin e punës. Viktima ish...
-
Ngjarje e rèndè në Drenas: Burri rrẩh partneren e tij, ajo duke ikur gồditèt nga një veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Drenas, ku një ...
-
Graçanicë, kosovarit i vidhet vetura në parking
Të martën në Graçanicë një person ka raportuar se ia kanë vjedhur veturën në ...
-
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia pritet të njohin sot shtetin palestinez
Qeveria e Norvegjisë do të njoftojë sot se do të njoh një shtet të pavarur pa...