Lajme

Dhunohet një grua në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 10 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dhunuar dje në Vushtrri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari dhe se është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Vushtrri 09.03.2023-19:00-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera