Lajme

Dhunimi i vajzës 11 vjeçare/ Avokati tregon se sa vite burg mund të dënohen të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 29 August 2022

Të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11 vjeçare në Prishtinë,  mund të dënohen me plot 10 vite burg, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka deklaruar për Gazetën inFokus, avokati, Arber Jashari, i cili është bazuar në Kodin e Drejtësisë për të mitur.

“Kryesit madhorë mund të përballen me se paku 10 vjet burgim, neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4, pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Jashari.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka shtuar se ky rast duhet të zbardhet sa më shpejt nga njësitë përkatëse dhe të dyshuarit të marrin dënimin e merituar.

“Ky është një akt makaber, i cili duhet të zbardhet në tërësi, sa ma shpejtë qe është e mundur dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Veprat penale kundër integritetit seksual janë vepra penale, për të cilat ligjvënësi ka paraparë denime jashtëzakonishtë të ashpra. Nëse vërtetohet në procedurë gjyqësore, se të pandehurit në rastin e të miturës kanë kryer veprën penale të dhunimit, atëherë kryesit madhorë mund të përballen me se paku 10 vjet burgim(neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4, pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës).Sa i përket të miturve Kodi i Drejtësisë për të Mitur, ka paraparë dënime më te buta, ku maksimumi qe mund të shqiptohet, është 10 vjet burgim”, është shprehur avokati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera