Lajme

DHTIK kërkon lehtësim për bizneset dhe fermerët nga rritja e çmimeve të derivateve

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 22 September 2026

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh shqetësimin për rritjen e sërishme të çmimeve të derivateve, e cila po shton presionin mbi bizneset, fermerët dhe konsumatorët, dhe po rrit kostot e operimit në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Që nga fillimi i krizës, DHTIK ka kërkuar mbajtjen e një tryeze të përbashkët ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, me qëllim që të analizohen ndikimet e rritjes së kostove dhe të prezantohen propozime konkrete për përballimin sa më të lehtë të situatës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur gatishmëri të mjaftueshme institucionale për realizimin e një takimi të tillë.

-Advertisement-

Ndikimi i rritjes së çmimeve të derivateve është veçanërisht i ndjeshëm në një kohë kur bizneset vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Për një pjesë të ndërmarrjeve, veçanërisht ato prodhuese, ndërprerjet e energjisë i detyrojnë të përdorin gjeneratorë për të vazhduar procesin e punës, duke krijuar shpenzime shtesë për blerjen e derivateve.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy