Lajme

Dhjetëra persona ikin nga burgu meksikan nga një sulm vdekjeprurës

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 02 January 2023

Dhjetëra të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore, pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, hapën zjarr në objekt.

Autoritetet thonë se të dyshuarit ishin me automjete të blinduara kur u vendosën para burgut dhe filluan  të gjuanin me armë zjarri ndaj rojeve.

Dhjetë persona u vranë, së bashku me katër të burgosur, gjatë sulmit brutal në qytetin kufitar të Ciudad Juarez.

-Advertisement-

Policia thotë se rreth 24 të burgosur u arratisën, si dhe u plagosën edhe 13 persona. Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e burgut. Ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për të mbështetur autoritetet lokale pas kësaj.

Burgu ishte gjithashtu vend i një kryengritjeje gushtin e kaluar, ku një trazirë ndodhi brenda burgut dhe më pas u përhap edhe në rrugë, duke u vrarë 11 njerëz, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera