Lajme

Dhjetë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Rusi, Prigozhin raportohet të ketë qenë në bord

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 23 August 2023

Një avion privat me dhjetë persona në bord – në mesin e të cilëve raportohet të ketë qenë edhe shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, u rrëzua në veri të Moskës, njoftoi Ministria ruse e Emergjencave.

“Avioni privat, Embraer Legacy, u rrëzua jashtë lokalitetit të populluar, Kuzhenkino, në rajonin Tver. Dhjetë persona, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord. Sipas raporteve paraprake, të gjithë humbën jetën”, tha shërbimi për shtyp i Ministrisë.

Agjencia Federale për Transportin Ajror të Rusisë – Rosaviatsiya – shtoi se në listëm e pasagjerëve ishte edhe emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhinit.

-Advertisement-

Avioni raportohet se i përkiste grupit mercenar rus, Wagner.

Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, ai po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg.

Një kanal në Telegram, i njohur si Gray Zone dhe i lidhur me Wagnerin, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në muajin në qershor./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera