Dhimbjet akute, ja si të përzgjidhni trajtimin e saktë
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 24 January 2020
Ndjesia e dhimbjes është tepër e fortë dhe kërkon çlirim të menjëhershëm. Në shumë raste, ky çlirim gjendet në kutinë e shpejtë ku ruhen me fanatizëm medikamentet kundër dhimbjeve. Në rast dhimbjeje, njeriu ka tendencën të marrë ilaçin për të cilin është i bindur që funksionon, ndonëse ai mund të mos adresojë siç duhet dhimbjen në fjalë.
Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që përpara marrjes së një ilaçi, njeriu duhet të kuptojë prejardhjen e dhimbjes. Disa burime të dhimbjes mund të dëshifrohen shumë lehtë. Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme përpara kompjuterit, atëherë me siguri do të goditeni nga dhimbja e kokës si pasojë e tensionit. Nëse keni kaluar gjithë ditën duke bërë punë të rënda shtëpiake, do të përballeni me dhimbjen e shpinës.
Por jo çdo dhimbje ka një burim kaq të qartë, sidomos ato që shfaqen për herë të parë. Dhimbja e gjurit apo e ijeve kur dilni shëtitje apo dhimbja e fundshpinës që nuk di të mbarojë mund të jenë tregues të një problem më të thellë shëndetësor. Në këto raste, hapi më i arsyeshëm është që të konsultoheni me një mjek për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një problem serioz. Nga ana tjetër, ka disa lloje dhimbjesh akute që mund të trajtohen me medikamentet që ruani në kutinë e shpejtë ose me një ndryshim të lehtë në stilin e jetesës.
Medikamentet E Duhura Kundër Dhimbjeve
Në farmaci mund të gjenden disa lloje medikamentesh me efekt qetësues që kontrollojnë dhimbjet duke ndërhyrë në zhvillimin, transmetimin apo interpretimin e mesazheve të dhimbjes në organizëm. Këto barna mund të jenë efikasë në largimin e dhimbjeve të lehta dhe mesatare. Disa syresh bëjnë mirë edhe kundër inflamacionit Në farmaci mund të gjenden dy lloje ilaçesh kundër dhimbjeve.
Ilaçet Që Merren Nga Goja
Ndër këto ilaçe mund të japim shembullin e aspirinës apo ibuprofenit që funksionojnë kundër dhimbjes që shoqërohet nga inflamacioni. Megjithatë, këto ilaçe kanë efekte serioze anësore. Ndër këto efekte përfshihen: të përzierat, dhimbjet në stomak ose ulçera. Doza të mëdha të këtyre ilaçeve mund të shkaktojnë probleme me veshkat dhe tension të lartë të gjakut. Rreziku është më i lartë për njerëzit mbi moshën 75 vjeç.
Ilaçet Për Përdorim Topikal
Në këtë kategori futen kremërat, xheli, solucionet spërkatëse ose fashat ngjitëse që vendosen në zonën ku njeriu ndien më shumë dhimbje. Voltareni është një nga këto ilaçe që përdoret më shumë në Shqipëri. Këto ilaçe mund të ulin dhimbjet pa efekte serioze anësore. Ato aplikohen direkt në zonën e dhimbjes dhe nuk kanë asnjë ndikim në pjesën tjetër të trupit. Këto barna rekomandohen për njerëzit e moshuar që janë më të rrezikuar nga ilaçet që merren nga goja.
Kompresat E Ngrohta Dhe Të Ftohta
Ndonjëherë dhimbjet mund të lehtësohen falë aplikimit të kompresave të ngrohta dhe të ftohta. Këto kompresa bëjnë punë sidomos për dhimbjet e gjymtyrëve, qafës, shpinës e të tjerë. E ftohta e mpin dhimbjen duke ngushtuar enët e gjakut. E ngrohta nga ana tjetër qetëson muskujt dhe largon dhimbjen. Nxehtësia rrit qarkullimin e gjakut në zonën e lënduar ose burimin e dhimbjes.
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...